ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC
  1. Ballina
  2. Receta
  3. Receta te reja
  4. Mish dhe perime shumengjyreshe ne hell

Mish dhe perime shumengjyreshe ne hell

Lehte

40Min

Pergaditja

40Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit 4 Persona

200gr Ajkë e ftohtë

200gr Kos

Lëng nga gjysëm limoni

Kripë dhe piper

1 Lugë e vogël mjaltë

2 Tranguj

1 tubë Rrepkë e kuqe

4 Qepë

1-2 Speca të kuqe

1-2 Kungulleshkë

150gr Këpurdha

1 Qepë e kuqe

6copë Salsiçe

Shkopinjë druri (hell)

2lugë Vaj ulliri

Përgaditja

Hapi 1

Në një enë përzieni ajkën, kosin dhe lëngun e limonit. Shtoni kripë piperin dhe mjaltën. Qërroni dhe preni trangujt.

Hapi 2

Preni rrepkat në feta të holla. Lani dhe preni qepët në formë unaze.

Hapi 3

Bashkoni trangujt me rrepka dhe përsëri shtoni mëlmesat, kripë dhe piperin.

Hapi 4

Ngrohni skarën. Lani kunkulleshkat dhe specat. Preni përgjysmë ose më të vogla specat varësisht nga madhësia e tyre.

Hapi 5

Preni kungulleshkat në feta rreth 3cm të trasha. Pastroni këpurdhat dhë ndani në dysh apo katërshe varësisht nga madhësia. Qërroni dhe lani qepën e kuqe.

Preni salsiçet në 4 pjesë

Hapi 6

Lyeni perimet me vaj ulliri dhe shtoni kripën e piperin. Në mënyrë të rregullt vendosni perimet dhe salsiçet në shkopinjët e drurit (4-6 copë)

Hapi 7

Vendosni shkopinjët me salsiçe në grill të parangrohur për rreth 8minuta duke i rrotulluar në të gjitha anët.

Shërbeni me sallatë.